Projektet tona

“Vleresues për Grantet” për Skemën Pilote Rajonale të Granteve

Programi për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZhRSH) III është një përpjekje e përbashkët dhe e vazhdueshme për të mbështetur reformën për zhvillimin rajonal në Shqipëri, bashkë-financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), dhe zbatuar në partneritet me Qeverinë Shqiptare.

Në këtë kuadër, RDPA III njofton hapjen e konsulencës afatshkurtër për “Vlerësues për Grantet” në kontesktin e Skemës Pilote Rajonale të Granteve.

visit page »

Skema Pilote Rajonale e Granteve RDPA - Pyetje & Përgjigje

Në kuadër të Skemës Pilote Rajonale të Granteve lancuar nga Programi për Zhvilimin Rajonal në Shqipëri, me mbështetjen e Agjencisë të Zhvillimit Rajonal 4, u zhvilluan takime informuese me Kryetarët dhe përfaqësues të Bashkive. Duke marrë në konsideratë pyetjet e mbeldhura si në takimet informuese edhe nëpërmjet postës elektronike, PZHRSH-ja përgatiti dokumentin me “Pyetje & Përgjigje”(https://bit.ly/2rugsgs) ​ i cili mundëson sqarime mbi skemën e granteve.

visit page »

Konkursi i Praktikave më të mira nga Bashkitë.

Procesi i përzgjedhjes së praktikave më të mira nga Bashkitë e vëndit.

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP) zbatohet në Shqipëri nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, mbi bazën e një Marrëveshje dypalëshe mes Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane. DLDP mbështet qeverisjen vendore për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve, për të nxitur zhvillimin social-ekonomik të njësive vendore dhe për të përmirësuar proceset pjesëmarrëse.

visit page »

Panairi i brandimit të verërave

Event i organizuar pranë Galerisë së Arteve nga katër Agjencitë për Zhvillim Rajonal në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Rajonal dhe Shoqatën Shqiptare të Somelierëve për promovimin në këtë prag festash të verërave më të mira shqiptare. Nga vreshtat më cilësore dhe të njohura, me produkte të zgjedhura nga 21 kantina anë e mbanë Shqipërisë

visit page »