Partnerët

dldp

 

Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) financuar nga Qeveria Zvicerane e ushtron aktivitetin e tij në Veri të Shqipërisë që nga viti 2006. Gjatë këtyre viteve përvojë në çështjet e qeverisjes lokale, dldp-ja ka kontribuar me punë të konsiderueshme në fusha të ndryshme të reformës së decentralizimit dhe në mënyrë të veçantë në fushën e planifikimit dhe menaxhimit financiar në nivel vendor, rajonal dhe kombëtar. Mbi të gjitha, modelet e suksesshme nga poshtë-lart janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe janë përmirësuar kapacitetet për tërheqjen e fondeve të mundshme. Qëllimi i projektit është: "Ofrimi gjithëpërfshirës i shërbimeve cilësore për qytetarët (burra dhe gra) është përmirësuar nëpërmjet kapaciteteve të përmirësuara të qeverive vendore në Veri të Shqipërisë, produkteve të dldp-së të shtrira në nivel kombëtar dhe duke kontribuar për një kornizë të përshtatshme ligjore". Lexo më tepër... www.dldp.al