Koordinatori

KOORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Agjencia për Zhvillim Rajonal 4 me seli në Vlorë, në përmbushje të nenit 10 të ligjit Ligj nr. 119/2014 datë 18.9.2014 “Për të drejtën e Informimit” dhe duke patur qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe në kuadër të nxitjes së integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike:

Ka përcaktuar Koordinatorin për të drejtën e Informimit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal 4, i cili do ti mundësojë çdo kërkuesi të drejtën për tu njohur me informacionin publik. Autoriteti publik në këtë rast është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar.

Ai do tu  përgjigjet kërkesave të publikut sipas mënyrës dhe brenda afateve të përcaktuara në ligjin nr 119/2014 datë 18.9.2014  “Për të drejtën e Informimit”.

Kërkesa për informim e kërkuesit bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij.

 

Koordinator për të Drejtën e Informimit

Orari i Punës i Administratës :
E Hënë - E Premte
08:00 - 16:00
Adresa:

Lagja "Hajro Çakërri"

Rr. Irfan Shehu

Vlorë, 9400
Shqipëri

Tel: 0035533428915
web: www.azhr4.gov.al
email: info@azhr4.gov.al