Programi i Zhvillimit Rajonal III

rdp3

Reforma e Zhvillimit Rajonal që përbën edhe një nga sfidat e Qeverisë Shqiptare në  funksion të ecurisë dhe plotësimit të objektivave të zhvillimit të vendit.

 Si pjesë e procesit dhe e instrumenteve që do të përdorën për të plotësuar objektivin e mësipërm, Reforma e Zhvillimit Rajonal (ZHR) është vlerësuar si mekanizëm mjaft efektiv.

 Kjo reformë, që ka nisur tashmë, ka nevojë për mbështetje të gjithanshme në rrafshin kombëtar dhe atë lokal, në këndvështrimin vertikal dhe atë horizontal.

 Kjo nuk lidhet vetëm dhe thjesht me përpunimin e një vizioni efektiv për zhvillimin rajonal, por edhe për të ofruar të gjitha kushtet në procesin e garantimit të zbatimit të suksesshëm të kësaj reforme, në krijimin e kapaciteteve dhe nxitjen e efiçencës së institucioneve të reja të krijuara rishtazi.

 Në këtë kontekst, të gjithë aktorët dhe faktorët qendrorë dhe lokalë do të duhet të bëhen pjesë e një strukture ku të gjithë të jenë pjesë e një qëllimi të përbashkët me detyrat, kompetencat dhe rolet respektive. Ku Qeveria Qendrore përcakton, koordinon dhe zbaton në mënyrë të suksesshme kornizën ligjore dhe institucionale për Zhvillimin Rajonal, ndërkohë që institucionet e reja për Zhvillimin Rajonal përdorin në mënyrë efektive dhe strategjike fondet në rritje për zhvillimin e rajoneve nëpërmjet ndërtimit të partneriteteve.

 Produkt i kësaj është përmirësimi i kushteve sociale dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë, përmes zbatimit të projekteve të zhvillimit rajonal, të cilat reflektojnë nevojat dhe prioritetet gjithashtu rajonale. 

Por, për të realizuar këtë, është përzgjedhur edhe metodologjia, në përputhje me çdo fazë. Në nivel kombëtar, që ka në bazë kuadrin ligjor dhe dokumentin politik, do të plotësohet dhe realizohet hartimi i akteve nënligjore, përmirësimi i mekanizmave financiarë, ku specifikohet Fondi për Zhvillimin e Rajoneve) etj.

 Agjencia Kombëtare për Zhvillimin Rajonal dhe katër Agjencitë për zhvillimin rajonal, përbëjnë strukturat bazë të implementimit, por pa përjashtuar edhe institucionet e tjera të përfshira në ZHR, ose siç emërtohen ndryshe, aktorët rajonalë dhe lokalë. Në këtë kontekst do të forcohet sistemi institucional i agjencive të zhvillimit rajonal, duke respektuar fazat respektive dhe objektivat përkatëse, zhvillim kapacitetesh, forcim institucional, qasje gjithëpërfshirëse, përgatitjen e Programeve Operacionale të Zhvillimit Rajonal (RDOP) nëpërmjet proceseve gjithëpërfshirëse, si edhe hartimin e një Programi Kombëtar Operacional për Zhvillimin Rajonal, të detajuar në nën programe në rrafshin territorial. Po ashtu, pjesë e kësaj është edhe nxitja e partneritetit me qeverisjen vendore, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

Në funksion të zbatimit të Programeve Operacionale për Zhvillimin Rajonal, fondet për projektet orientohen dhe zbatohen nga agjencitë e reja të zhvillimit rajonal, duke krijuar kushtet që ato të ushtrojnë funksionet për të cilat janë krijuar. Në përfundim, duhet të themi saktësisht se, në objektivin themelor që ka projekti, mbështetja e zhvillimit rajonal, do të thotë që të gjitha rajonet do të kenë mundësi të gjenerojnë më shumë investime në funksion të nevojave dhe të një perspektive zhvillimi të qëndrueshëm në fushat respektive specifike.