Vlorë
13-14 korrik u zhvillua moduli i II-të i Programit të Trajnimit për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane.
Tema: "Trajnim mbi koston dhe tarifën e mbetjeve në nivel vendor".
Objektivat: Njohja e modeleve të konsoliduara të kostimit dhe tarifimit të mbetjeve; Detyrimet ligjore dhe rregullatore; Principet e vendosjes së tarifës.
Gjatë seminarit u sollën praktikat aktuale për përcaktimin e kostos dhe tarifës nga bashkitë. Gjatë seancave të trajnimit të gjithë të pranishmit kryen ushtrime individuale me anë të një sistemi të informatizuar llogaritës, për llogaritjen e kostos dhe më pas të faturës për mbetjet urbane. Shembujt e parë u realizuan me vlera të paracaktuara për të parë efektin e të gjithë komponentëve, më pas inputi i vlerave në sistem u bë me vlera reale nga secila bashki. Synimi i trajnimit është që të bëhet përcaktimi i kostos dhe tarifës së mbetjeve urbane sipas një metode statistikore dhe jo apriori.