Takim mbi implementimin e Skemës Pilote Rajonale të Granteve.

"RAJONE TË KONSOLIDUARA NË RRUGËN DREJT INTEGRIMIT NË BE"

Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri në bashkëpunim me katër Agjencitë për Zhvillim Rajonal do të paraqesin implementimin e Skemës Pilote Rajonale të Granteve.

Për herë të parë në Shqipëri, një Skemë Pilote Rajonale për Grante, me një financim prej 820,000 euro, po implementohet në partneritet të ngushtë me katër Agjencitë për Zhvillim Rajonal bazuar në praktikat dhe standardet më të mira të BE-së.

Më shumë se 47 aplikime u pranuan në kuadër të thirrjes për propozime për Bashkitë në Shqipëri. 16 projekte të shpërndara në të gjithë Shqipërinë u përzgjodhën për t'u financuar më tej nga kjo skemë.

Projektet e akorduara synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve socio-ekonomike të komuniteteve lokale duke adresuar si zgjidhje investime lokale në shkallë të vogël për të siguruar cilësinë e jetës nëpërmjet shërbimeve arsimore, sporteve, turizmit dhe infrastrukturës kulturore, shërbimeve sociale lokale, etj.

Nga Rajoni 4 kanë aplikuar 14 Bashki nga 20 Bashki në total. Në përputhje me kushtet dhe kriteret e publikuara në Thirrjen për Aplikime u realizua procesi i përzgjedhjes së projekteve më të mira. Në Rajonin Jugor rezultuan 4 projekte fituese të cilat vijnë nga Bashkitë Fier, Patos, Vlorë dhe Këlcyrë.

Takimi do të zhvillohet në dt. 27 Korrik 2018, në sallen Antigonea, Hotel Rogner, Tiranë

Njoftimi i plotë