Takime me banorët e Bashkisë Himarë, dt. 27-28 Korrik 2018

Takime në dt. 27 Korrik 2018

1- Në kuadër të programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Integruar të Rajonit Bregdetar Jugor do të zhvillohet forum komunitar në daten 27 korrik 2018, ora 10:30, në Sheshin e Kishës Shën Spiridhon, Vuno. Në forum do të prezantohet "Udhëzuesi praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e banesave tradicionale të fshatrave të bregdetit të Himarës".

Banorët e Palasë, Dhërmi, Ilias dhe Vuno, janë të inkurajuar të marrin pjesë!

Forumi organizohet nga GIZ, Bashkia Himarë, Agjencia për Zhvillim Rajonal, Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Vlorë.

 

2- Në kuadër të programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Integruar të Rajonit Bregdetar Jugor do të zhvillohet takim me banorët e zonës së Lukovës në datën 27 korrik 2018, ora 19:00, në Sheshin Qëndror, Lukovë. Në dëgjesën publike do të flitet mbi detajet e planit lokal të fshatit Lukovë.

Banorët e Lukoves, janë të inkurajuar të marrin pjesë!

Dëgjesa publike organizohet nga GIZ, Bashkia Himarë, Agjencia për Zhvillim Rajonal me mbështetjen e NTPA & MoH.

 

Takim në dt. 28 Korrik 2018

Në kuadër të programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Integruar të Rajonit Bregdetar Jugor do të zhvillohet forum komunitar në datën 28 korrik 2018, ora 18:00, në Pedonalen e qytetit, Himarë. Në forum do të prezantohet " Udhëzuesi praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e banesave tradicionale të fshatrave të bregdetit të Himarës ".

Banorët e Pilurit, Kudhësit, Qeparoit, Borshit, dhe Himarës janë të inkurajuar të marrin pjesë!

Forumi organizohet nga GIZ, Bashkia Himarë, Agjencia për Zhvillim Rajonal, Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Vlorë.