Përzgjedhja e Projekteve të Skemës Pilot Rajonale për Grante nga PZhRSH

Përzgjedhja e Projekteve të Skemës Pilot Rajonale për Grante

Rreth projektit

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, më 18 qershor 2018, PZhRSH njoftoi të gjitha bashkitë që aplikuan në kuadër të Skemës Pilot Rajonale të Granteve nga PZhRSH për rezultatin e këtij procesi. Lista e aplikantëve të përzgjedhur do të publikohet pas përfundimit të periudhës së ankimimit.

Në kuadër të Skemës Pilote Rajonale për Grante të Programit #RDPA (https://bit.ly/2HxgLRW) aplikuan 14 bashki nga Rajoni 4 (qarqet Fier – Vlorë- Gjirokastër). U finalizua procesi i vlerësimit nga Agjencia e Zhvillimit Rajonal 4, dhe Autoriteti Kontraktues i PZhRSH po verifikon raportet e vlerësimit.

Falenderojmë të gjitha bashkitë që kanë aplikuar për këtë skemë.

Për më tepër informacion vizitoni  www.rdpa.al