16 Nëntor 2017 Takim i Komitetit Drejtues për Promovimin dhe Marketimin e Zonave Rurale dhe Nxitjen e Zhvillimit të Turizmit , Vlorë

Në vëmendje: Anëtarët e Komitetit Drejtues ndër -Vendor të krijuar në kuadër të Projektit ISDSCR GIZ Albania.

Njoftim për takimin e vitit të Komitetit Drejtues krijuar nga Këshilli i Qarkut Vlorë në kuadrin e Projektit të Zhvillimit të Integruar dhe të Qendrueshëm të Rajonit Bregdetar Jugor  – ISDSCR GIZ Albania. 

Nisur nga mbështetja dhe oportunitetet që siguron projekti, ky Komitet do të ketë në fokus orientimin e punës dhe vendimmarrje në kuadrin e promovimit dhe marketimit të zonave rurale dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit. Ky fokus zhvillohet në përputhje me Programin e Qeverisë 2017-2021 cili adreson zhvillimin e hapësirës rurale dhe mundësitë e integrimit të shumë instrumentave të saj në programe të veçanta e të dedikuara.  

 Pjesëmarrja nga Prefektura Vlorë, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe nga Bashkitë përfshin nivelet e larta drejtuese dhe ekzekutive të përfaqësuara nga Prefekti, Kryetari dhe/ose Nën/Kryetarë, Sekretarë të Përgjithshëm.